Kryetarja e ardhshme e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku po merr mbështetje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Qytetarë të shumtë e që vinë nga fusha e lëmi të ndryshme po e përkrahin Leonorën për të paren e qytetit.
Komuna e Gjilanit në krye me një grua të pavarur e të fuqishme siç është Leonora do të rikthehet në një komunë që shkëlqen në çdo aspekt, duke filluar nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.
Në vend se Komuna e Gjilanit të udhëhiqej nga kryetari i komunës, ai vetë u mor me tema të nivelit kombëtar, siç është shkëmbimi territorial, kurse ia delegoi shumicën e punëve nënkryetarit të tij, duke i premtuar se do ta kandidojë për të parin e qytetit.
Zvarritja e çdo projekti, të vogël e të madh, sheshit të ri, mos-funksionalizimi i objektit të ri të QKMF-së, rregullimit të Mirushës së Stanishorkës, tregut të gjelbër, shkollës së re të artit, hyrje-daljeve edhe nga Prishtina në hyrje të Gjilanit, por po përfundon edhe mandati i radhës, pa përfunduar këto projekte.
Emri i tij është: Zvarritës i Shquar. Kurrë nuk i bëhet vonë!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/