Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka vlerësuar se Gjilani ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe se ato mund të bëhen vetëm nëse në krye të Gjilanit vije Zenun Pajaziti.
Pikërisht Pajaziti, që drejton Degën e këtij subjekti politik, e njëherësh është edhe kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e 22 tetorit, ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me strukturat drejtuese të PDK-së në Gjilan.
Në vazhdën e takimeve intensive, Pajaziti ka takuar fillimisht kryesine e degës, kryetaret e nëndegëve, komisionet dhe rininë.
“Pozitiviteti në të gjitha drejtimet, si dhe vullneti i jashtëzakonshëm për ta rikthyer fitoren e PDK-së në Gjilan, i karakterizuan të gjitha këto takime”, ka thënë Pajaziti.
Përndryshe, sipas PDK-së së Gjilanit, ishin të gjitha këto takime ku nga të gjithë njëzëri u theksua se Gjilani ka nevojë për ndryshime rrënjësore, dhe ato ndryshime pozitive mund t’i bëj vetëm një personalitet i dëshmuar; me dije, vullnet, guxim dhe përkushtim siç është Zenun Pajaziti.