Certifikohen gratë pjesëmarrëse në Akademinë e Grave për Lidership

Certifikohen gratë pjesëmarrëse në Akademinë e Grave për Lidership

Mediana Bislimi ka bërë me dije se pas gjashtë muajve punë të përbashkët me 30 gra pjesëmarrëse, u certifikuan nga NDI dhe USAID, në Akademinë e Grave për Lidership.

Mediana Bislimi është ekonomiste dhe profesionin e saj e ushtron si menaxhere ne dy kompani, kurse ne aktivitetin e saj politike është anëtare e këshillit të qendrës së Gjilanit, Kryetare e sekretariatit të gruas në kuadër të pikës nga radhët e subjektit politikë të Vetëvendosjes.

Ajo është certifikuar nga NDI në Akademinë e Grave për Lidership, Kjo është një prej certifikatave më prestigjioze që organizata NDI ndan për gratë aktive, ka thënë Bislimi.

Ajo thotë se ka qenë pjesë e grupit të Shëndetësisë dhe pas një hulumtimi ajo se bashku me grupin e saj prej 8 anëtarëve vjen me këto qëndrime për zgjedhjet lokale 2017, për nivelin primar të shëndetësisë:

  1. Politikat në përmirësimin e marrëdhënies së qytetarëve me ofruesit e shërbimeve shëndetësore në nivelin parësor
  2. Politika në ngritje të transparencës përmes raportimit të parregullsive në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor
  3. Politika për planifikim të bazuar në nevojat reale në komuna në mënyrë që ofrimi i shërbimeve gjatë qasjes në kujdesin shëndetësor të jetë në pajtim me nevojat e komunitetit.

KOMENTE