Gjilan: PDK kritikon pushtetin për nismë jo të mbarë të vitit të ri shkollor

Gjilan: PDK kritikon pushtetin për nismë jo të mbarë të vitit të ri shkollor

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Zenun Pajaziti, ka kritikuar pushtetin aktual në Gjilan për nismë jo të mbarë të vitit të ri shkollor.

“Vetëm dy ditë pas urimit të vitit të ri shkollor, sot, në disa takime që pata me nxënës dhe mësimdhënës të Gjilanit, nga ata u njoftova që nëpër të gjitha shkollat ka mungesë të materialit bazë për fillimin dhe mbarëvatjen e mësimit”, ka thënë Pajaziti i PDK-së, që njëherësh është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune, në zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor.

Ai ka ftuar institucionet përgjegjëse që menjëherë të marrin masa dhe ta evitojnë këtë problem, t’i pajisin shkollat me ditarë dhe materiale shtesë për të pasur një fillim të rregullt të vitit shkollor.

KOMENTE