Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan me kohë është përcaktuar lidhur me qëndrimin e saj, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Askush nga jashtë, nuk ka nevojë me ia qajtë hallin PDK-së në Gjilan, e aq më pak ata që në momentin vendimtar për PDK-në, u tërhoqën nga strukturat e degës.
Frika nga fitorja e njërit kandidat për kryetar të komunës, nuk egziston në mesin e askujt në strukturën e PDK-së në Gjilan.
Qasja tepër e ndryshme e dy kandidatëve për kryetar të Gjilanit, ndaj subjekteve tjera politike dhe ndaj strukturës tonë në degën e PDK-së, normalisht që i ka dhënë frymë fitores së njërit nga kandidatët për kryetar.
Subjekti i VV aspak nuk ka qenë serioz në komunikimin me ne dhe në kërkesën e tyre ndaj nesh si subjekt politik, për ta përkrahur kandidatin e tyre për kryetar të Gjilanit.
Ndërsa LDK, që nga fillimi ka pasur qasje serioze dhe përkushtim për të marr përkrahjen tonë si subjekt politik, për kandidatin e tyre për kryetar të Gjilanit.
Ne, jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim të plotë me të gjitha strukturat e degës së PDK-së në Gjilan. Ata janë plotësisht të lirë, të përcaktohen se cilin kandidat ta përkrahin dhe ta votojnë për kryetar të Gjilanit.
Qëndrimi neutral i yni si PDK në këtë garë, normalisht që kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit iu ka përshtatur, sepse me qasjen e tij gjatë kësaj fushate ka arritur maksimalisht të merr përkrahjen nga strukturat tona në teren.
PDK në Gjilan dhe strukturat e saj, nuk mund të ndikohen dhe orientohen nga dy ish kryetarët e degës së PDK-së.
I pari ish kryetar i degës, i ka bërë tepër shumë dëme PDK-së në Gjilan në një periudhë kur PDK qeveriste me komunën dhe bënte punë të mëdha për Gjilanin dhe ai dezertoi në VV.
E i dyti ish-kryetar, sikur ta kishte durimin e tij, sot do të ishte ende në krye të degës së PDK-së dhe do ta bënte luftën e tij politike kundër njërit kandidat dhe të punonte më lehtë për tjetrin kandidat.
Tani, PDK në Gjilan ka prioritet të vetëm dhe që është në fillimin e një reforme të thellë të strukturave të saj, si mundësi e vetme për ta fituar Gjilanin në të ardhmen me besimin e qytetarëve tanë.
Riad Rashiti, ud.Kryetar i Degës së PDK-së Gjilan