(2LONLINE) – Kryesia e Degës së PDK-së në Kamenicë i ka propozuar Kryesisë dhe Kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dy kandidatë të mundshëm për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2014. Emin Krasniqi – Kryetar i PDK-së dhe Filloreta Lakna Rexha – Nënkryetare e Degës dhe Kryetare e Degës së Gruas së PDK-së në Kamenicë, bëhet e ditur në një njoftim të këtij subjekti politik n Kamenicë.
Më tej thuhet se Emin Krasniqi – Kryetar dhe veprimtar i PDK-së nga themelimi i Degës, Magjistër dhe tash në studimet e doktoratës në departamentin e gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër tash zv.ministër i Infrastrukturës.
Filloreta Lakna Rexha – Nënkryetare e Degës dhe Kryetare e Degës së Gruas së PDK-së në Kamenicë, Juriste e diplomuar dhe para mbrojtës së temës në master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik drejtimi: Administrativ – Kushtetues, aktualisht delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë.
“Urojmë që dy kandidatët tonë të marrin votat e duhura dhe të kemi përfaqësimin tonë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës e Kosovës”, thuhet në fund të këtij njoftimi. /2lonline/