DYLON

Nderohet figura e Fehmi Aganit

Avatar photo Redaksia

​Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kryesinë e tij, ka bërë homazhe në nderim të figurës së lartë të Fehmi Aganit.

Fehmi Agani u vlerësua, nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa, si një njeri i cili ka bartur proceset më të rëndësishme tëtransformimit të këtij vendi nga një shoqëri demokratike.

EkoHigjiena

Sipas Mustafës, një figurë e tillë, do ti nevojitej përherë edhe LDK-së, si frymëzim i punës, i demokracisë, urtësisë e dijes, por po ashtu edhe shtetit të Kosovës.

Mustafa theksoi se Fehmi Agani ka qenë njëburim i pashtershëm i energjisë, i dijes , por edhe i urtësisë në një moment tepër të ndjeshëm dhe shumë të rëndësishëm për këtë vend.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti, figurën e Fehmi Aganit e vlerësoi si një edukator të brezave të tërë të Universiteti të Prishtinës, si dhe një prodhues i nxënësve të dijes për Kosovën.

Fehmi Agani ka lindur në vitin 1932, ndërsa ndërroi jetë në vitin 1999. Ai ishte ndër ata që shquheshin qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi.

Fehmi Agani u vra nga çetnikët serb me 6 maj 1999.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.