“Pas kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosovës po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit të Gjilanit, i cili ka menduar se ka të drejtë juridike dhe fuqi politike për ta quar komunën në zgjedhje të reja për Kuvend Komunal”, thuhet në një komunikatë të PDK-së, Dega në Gjilan.
Sipas këtij subjekti politik, opozitë në Gjilan, në përgjigjen e MAPL dërguar Alban Hysenit, atij i është këshilluar dhe rekomanduar se si duhet të veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri në miratimin e buxhetit komunale 2025. Që i bie se MAPL e ka kthyer në pikën zero procedurën e propozim buxhetit, duke filluar nga dëgjimet publike që duhet të organizohen nga ana e Kuvendit Komunal (KPF) dhe të merren parasysh propozimet për plotësim dhe ndryshim të planifikimit buxhetor.
”Sipas informacioneve të PDK-së e që janë të konfirmuara, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) në përgjigjen e saj, ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka shkelur procedurat ligjore dhe nuk i ka respektuar afatet e përcaktuara për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025. Partia Demokratike e Kosovës me kohë ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka bërë shkelje të vazhdueshme të procedurave ligjore, në planifikim dhe shpenzim të buxhetit komunal”, thuhet tutje në komunikatë.
“Duke e vlerësuar si të paaftë për të udhëhequr tutje me Gjilanin, PDK edhe njëherë ka kërkuar që ai ta ofrojë dorëheqjen e tij”. /2LONLINE/