Gjatë vizitës në HENDIKOS, ekipi i degës se PDK në Gjilan me u.d. kryetarit Riad Rashiti dhe kandidatën për kryetare të komunës së Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku, anëtarë tjerë nga SHZ dhe kandidatët për kuvend komunal dëgjuan hallet e të pranishmëve anëtarë të kësaj organizate, drejtuar nga Fatmir Shurdhani, ku merrnin pjesë si nikoçir edhe Bajram Spahiu nga Shoqata e personave me shikim të kufizuar.
“Nevojat të cilat ata i shfaqen me këtë rast, tashmë ishin të mëdha, ngase nuk e kanë më atë përkujdesje siç e kishin nga qeverisjet e PDK-së, duke filluar nga ndarja e hapësirës, ndërtimi i ri objektit për këto shaqata, përkrahja në punësim të personave me nevoja të veçanta. Ndërsa aktualisht kanë probleme në mirëmbajtjen e objektit dhe hapësirës si rezultat i mos përkrahjes së mjaftueshme nga qeverisja komunale. Poashtu këto ankohen për hapësirën e destinuar për palestër sportive, me ç’rast kanë humbur edhe donatorët për ta investuar ndërtimin e palestër sportive, si pasojë e mos gadishmërisë së qeverisjes komunale për ti përkrahur në këtë aspekt”, thuhet në komunikatë ne PDK-së.
“Projekti është 300 mijë euro dhe ka mbetë në sirtaret e qeverisjes aktuale. Pra, aty janë disa varreza të veturave të shkatërruar dhe të cilat kontaminojnë hapësirën dhe banorët të cilët kalojnë kohën e tyre. Dhe në fund ata shfaqën mirënjohje të parezervë dhe konsideratën e tyre me besim në platformën zgjedhore qeverisëse të PDK-së dhe kandidatëve të saj për kuvendin komunal të Gjilanit dhe në kryetaren e ardhshme të komunës Leonora Bunjakun”, thuhet n ëfund të komunikatës. /2LONLINE.com/