• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Policia
  3. Policia për të shtëna me armë në dasma e ahengje gjatë verës ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë
Policia

Policia për të shtëna me armë në dasma e ahengje gjatë verës ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë

Redaksia 2LONLINE 8 Shtator, 2021 2 minuta lexim
 Policia për të shtëna me armë në dasma e ahengje gjatë verës ka arrestuar 81 të dyshuar dhe konfiskuar 112 armë

Policia e Kosovës gjatë kësaj vere, konkretisht nga 28 qershori 2021 e deri më sot, ka qenë shumë e angazhuar në parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma.

Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’.

Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla.

Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata. Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.

Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar. /2LONLINE.com/

Etiketat:ahengje aktuale arrestime dasma Policia
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Identifikohet nga ana e policisë vozitësi i cili ka shkaktuar kundërvajtje në trafik

17 Maj, 2022

Kryetari Hyseni pret në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani

17 Maj, 2022

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

17 Maj, 2022

Zëdhënësi Ismet Hashani ngjitjen në majën e Everestit ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

17 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e Konferencës Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike

17 Maj, 2022

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com