Nën platformën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), “Dekada e Re”, e cila nënkupton dhjetëvjeçarin e ardhshëm për atë lidership të ri që do ta zhvillojë PDK-në, ka vazhduar sot cikli zgjedhor i Rinisë Demokratike të PDK-së në Zhegër, me ç’rast janë zgjedhur strukturat e reja të kësaj nëndege: kryetari, kryesia dhe delegatët për kuvendin e degës së RDK në Gjilan.
Sië bënë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, me një frymë entuziasmi e shprese për të ardhmen e rinisë në PDK, të rinjtë zhegras sot në këtë kuvend zgjedhor, për kryetar zgjodhën studentin e Fakultetin Ekonomik, në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit, Valdrin Haliti.
Ndërkaq, për monitorimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në këtë kuvend morën pjesë, përfaqësues të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK, ne nivel të qendrës, z. Betim Gjoshi si dhe nga dega: z. Burhan Isufi, koordinator i komisionit lokal, z. Hevzi Xhelili dhe z. Riza Avdyli.
“Dekada e Re, është një mundësi e artë se rinia do ta bëjë PDK-në”, kishte deklaruar dje, z. Uran Ismajli, nënkryetar i PDK-së, ministër i Shëndetësisë dhe koordinator për zgjedhjet në RDK-n e Gjilanit, në një takim me strukturat e rinisë së degës, duke i inkurajuar ata për angazhimin e tyre në këtë proces.
Pas kuvendit të sotëm zgjedhor të RDK-së në Zhegër, Komisioni Zgjedhor ka përgatitur orarin e kuvendeve zgjedhore, pasuese, në këto nëndegë: Nëndega 3-të, nëndega e 17-të dhe nëndega 25, do ti mbajnë kuvendet zgjedhore të RDK-së, të mërkuren, më 13 qershor, sipas agjendës të publikuar edhe në Ëeb faqen e Degës së PDK Gjilan.