(2LONLINE) – Bajram Hasani, këshilltar komunal, që ditë më parë braktisi PDK-në e iu bashkua “Nismës për Kosovë”, u shpreh edhe në seancën e djeshme të Kuvendit komunal se tash e tutje do të jetë këshilltar i subjektit të ri “Nisma”, por se kjo ka nxitur reagimin e PDK-së për të kërkuar që ai të liroj ulësen, ngase sipas PDK-së, ajo ulëse është fituar falë kontributit të të gjithë kandidatëve të PDK-së.
Siç thonë në PDK, “ky këshilltar Bajram Hasani duhet të ketë të paktën përgjegjësi morale e politike dhe të lëshoj ulësen në KK-së sepse nuk i ka të fituara votat vetë dhe jo krejt, ngaqë për një ulëse janë dashur rreth 1000 vota dhe kjo tregon që të gjithë kandidatët në listën zgjedhore të jenë kontributdhënës për një ulëse në Kuvendin Komunal”.
Përndryshe, mësohet se PDK do të kërkojë zëvendësimin e Hasanit me një anëtar të saj edhe në Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, pjesë e të cilit ishte Hasani, por me firmë të PDK-së /2lonline/