Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Viti, përmes një reagimi dërguar në rtviliria, ka shprehur indinjatën e saj për ” kapjen institucioneve të pavarura nga ana e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Halitit”.
PDK ka bërë thirrje që kryetari i komunës të tërhiqet nga tentimi për kapjen e këtyre institucioneve.
Kjo është deklarata e plotë;
A janë kapur nga Sokol Haliti, Institucionet e pavarura në Komunën e Vitisë?!!!
Reagim:
Gjatë homazheve në varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës Sokol Haliti kishte vendosur që të “shkrinte” dy institucione të pavarura vetëm e vetëm që të tregojë potencën e tij para qytetarëve të Komunës së Vitisë.
Partinë Demokratike, Dega në Viti nuk e befasojnë veprimet e Sokol Halitit që shkelin parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe as blerja 7 mijë euro e çmimit “ Ambasador Nderi i OKB-së” nga një organizatë matrapazesh nga Shqipëria, mirëpo shprehim keqardhje për Komandantin e Policisë të stacionit të Vitisë z. Agim Lipovica dhe Kryetari i Gjykatës në Viti z. Skender Shefkiu për rënien pre e tyre dhe institucionit që përfaqësojnë, në makinacionet dhe qëllimet e Sokol Halitit për promovime hipokrite e mburrëse.
Kryetari i Komunës e ka kuptuar se demagogjisë dhe fjalëve ju ka ardhur fundi. PDK Dega në Viti kërkon nga Kryetari i Komunës që të tërhiqet nga kapja e institucioneve të pavarura dhe të respektojë ndarjet e pushteteve, kurse nga Komandanti i Policisë dhe Kryetari i Gjykatës të jenë të paanshëm dhe profesional.
Kryesia e PDK-së dega në Viti
BURIMI: RTVILIRIA