DYLON

Kryeparlamentari Veseli vizitë zyrtare në Shqipëri – do të takon krerët e shtetit

vizitë zyrtare në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë kësaj  vizite zyrtare në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Veseli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

EkoHigjiena

Po ashtu,  Veseli do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

Temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes reciprok.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.