28 Nëntori vazhdon të jetë simbol i shtetformimit, lirisë dhe dashurisë për atdhe. Veçantia e tij theksohet edhe me ditën e lindjes së Adem Jasharit dhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997, në Llaushën e Skenderajt.
Këto janë fakte të lidhura me angazhimin e pandërprerë për liri e pavarësi.
E kjo festë padyshim do të kishte ndriçim më të madh, po qe se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishin të pranishëm mes nesh.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.