Partia e Drejtësisë (PD), Dega në Gjilan, në mbledhjen e saj të fundit diskutoi rreth shumë çështjeve si asaj politike, ekonomike, sociale dhe shumë të tjera, e veçmas i kushtoi rëndësi zgjedhjeve lokale të 22 tetorit të këtij viti. Pas diskutimeve të bëra, ndër pikat e rendit të ditës kishte edhe ndryshimet në strukturë të udhëheqjes.
Për ndryshim në strukturën e saj u propozua për dy pozitat udhëheqëse: Për pozitën e nënkryetarit për çështje politike dhe nënkryetarit të çështjeve rinore.
Pas shqyrtimeve të ideve të ndryshme, dhe propozimit nga kryetari i degës, nënkryetar për çështje politike emërohet Naser Morina, që njëherësh është edhe kandidati i nominuar për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga ky subjekt politik si dhe Laureta Zeqiri për pozitën e nënkryetares për çështje rinore.
Këto dy ndryshime në strukturën e kësaj partie politike u votuan me unanimitet.