Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka rrëfyer prapaskenat që quan deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.Vënien e nënshkrimit si personi i parë në dokumentin e sjelljes së Pavarësisë e cilëson si momentin më të mirë të jetës së tij.
Fatmir Sejdiu që ka ushtruar postin e presidentit të vendit nga viti 2006 deri në vitin 2010 në një intervistë për “Tribunën” rrëfen detaje të procesit të gjatë deri në shpalljen e pavarësisë.
“Për 17 shkurtin ishte vendosur dy javë para shpalljes së pavarësisë, opsion ka qenë edhe 28 nëntori. Presidenti Bush na premtoi një vit më herët se Kosova do të jetë e pavarur”, thotë Sejdiu.