“Po vazhdon pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit. Punimet po vazhdojnë me qëllim të parandalimit të vërshimeve”, thonë drejtuesit e komunës.
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni tha se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.
“Për 2 vite me radhë kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke e parë nevojën e madhe për pastrim e zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, tha kryetari Hyseni.
I pari i Gjilanit, shtoi se ky fshat është me tokë bujqësore kualitative e bujq shumë aktiv, ndërsa institucionet me masa parandaluese e kujdes të shtuar për t’i dalur krahë. /2LONLINE/