Komuna e Vitisë po vazhdon me punimet në pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve në lokalitetet e kësaj komune.
Ditë më pare është bërë edhe pastrimi dhe hapja e lumit “Morava e Binçës” përgjatë fshatrave Gjylekar dhe Budrikë, ku shumë fermerë të kësaj komune merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore në veçanti të shalqirit.
Fermerët vitias shprehën falënderues institucioneve komunale pasi që hapja dhe pastrimi i këtij lumi ndikon në ruajtjen e tokave bujqësore dhe në rendimentet më të larta në prodhimet e tyre.
Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se punimet e tilla do të vazhdojnë edhe në shumë lokalitete të tjera me qëllimin më të mirë që të ruhen prodhimet bujqësore por edhe ekonomitë familjare nga vërshimet e mundshme.