Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar ka intervenuar sot në pastrimin e rrugës nga dëbora përgjatë rrugës në fshatin malor Debelldeh, Buzovik, Kolisht dhe disa vende të tjera.
Zyrtarë komunal nga DSHPE bënë me dije se trashësia e borës në fshatin Debelldeh ka arritur deri në 20 cm por shtuan se rruga në këtë fshat është e kalueshme pas intervenimit të fundit. /2LONLINE/