Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se pas vërshimeve të fundit që ndodhën janë dëmtuar tetë ura në Kamenicë.
Sipas tij inxhinieri i ndërtimtarisë, njëherësh ekspert në konstruksionin e urave, Asrim Rapuca, së bashku me Shaban Kastratin, inxhinier i ndërtimtarisë dhe Mexhid Zylfiun, inxhinier i hidrondërtimtarisë, kanë vizituar këto ura dhe kanë konkretizuar dëmet e shkaktuara.
“Arsim Rapuca, inxhinier i ndërtimtarisë dhe ekspert në konstruksionin e urave po na asiston në vlerësimin e dëmeve në ura pas vërshimeve të fundit në Kamenicë. Deri më tani kemi 8 ura të dëmtuara në komunën tonë, dhe Arsimi bashkë me Shaban Kastratin, inxhinier i ndërtimtarisë dhe Mexhid Zylfiun, inxhinier i hidrondërtimtarisë, i kanë vizituar të gjitha këto ura, për konkretizimin e dëmeve”, është shprehur Kastrati.
Ai ka falënderuar inxhinier Arsimin për gatishmërinë që të na ndihmojë në këtë proces. /2LONLINE.com/