Futbollistët e Kosovës po e dëshmojnë dita ditës veten edhe në klubet me të cilat luajnë. Pas Milot Rashicës në Gjermani, Celinës në Angli edhe Arbër Zeneli ka shkëlqyer sot në Francë.
Arbër Zeneli ka filluar të bëhet protagonist me skuadrën e re në Ligue 1 të Francës.
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 ka dhuruar një asist në ndeshjen që skuadra e tij Reims po e zhvillon kundër Rennes.