DYLON

Drejtori Mehmeti takoi z. Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë

Drejtori Mehmeti takoi z. Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve të realizuara në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, ka realizuar edhe takimin e radhës tani me z. Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.

Ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar si dhe luftimi i kontrabandës.

EkoHigjiena

Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.