Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë sot, ora 15:00, mbledhjen urgjente ku ndër tjerash pritet edhe zgjedhja e kryesuesit të KK-së së Gjilanit.
Siç mëson Portali 2LONLINE, tani më, ajo çfarë është e siguritë Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe me Aleancën Kosova e Re (AKR).
Përveq numrit të caktuar të drejtorive, PDK mësohet të jetë dakorduar për nënkryetarin e Komunës duke e lënë kryesuesin e KK-së për Vetëvendosjen. Përfoljet janë se do të jetë Arianit Sadiku i Vetëvendosjes, ai që do ta drejtojë këtë organ më të lartë në komunë. Megjithatë kjo pritet të shihet në ora 15″00, kur edhe do të fillon seanca.
E, për kryesuesin e Vetëvendosjes, cilido që të jetë ai, pritet të votojë edhe AKR-ja e cila mësohet se ka arritur marrëveshje me Vetëvendosjen, ku ndër tjerash, kuadri i këtij subjekti pritet ta udhëheqë Zyrën për Luginë që e ka Komuna e Gjilanit.
Kjo zyre shihet si një adresë për banorët e dëbuar të Luginës së Preshevës, në jetojnë në Gjilan dhe për ata, që jetojnë në viset etnike të kësaj Lugine.
Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë dhe për t’u zgjedhur kryesuesi duhet shumica e votave të anëtarëve të kuvendit të komunës. E, krahas anëtarëve të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, PDK-së e AKR-së, pritet që së paku edhe njëri nga anëtarët e AAK-së dhe ai i KDTP-së ta votojë kryesuesin e Lëvizjes.
Përndryshe, më së shumti ulëse në KK, të Gjilanit ka: LDK (14), pastaj Vetëvendosje (10), PDK-ja (5), AAK (2) dhe me nga një ulëse janë AKR, KDTP, Vatra dhe Lista Serbe. /2LONLINE/