Në një vjetorin e vdekjes, Familja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka organizuar homazhe pranë varrit të tij.
Tifozët e Kosovës “Dardanët” ishin të parët që bënë homazhe pranë legjendes Vokrri, më pas tifozët e Kosovës janë nisur drejt Sofjes, aty ku nesër Kosova luan ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Sipas kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha janë afro 500 tifozë nga Kosova e diaspora që do jenë prezent nesër në Sofje.
“Jemi diku rreth 500 tifozë kosovar që do të jemi në pranishem në ndeshje. Do të na bashkangjiten edhe nga diaspora kështu që do mundohemi të jemi sa më pranë kombëtarës tonë”, ka deklaruar Berisha.