Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në shkollën Shefqet Tançi të Bulqizës, ku 11 nxënës kanë përfunduar në spital. Mendohet se të tjerë fëmijë janë helmuar, por deri më tani numri i të prekurve është 11.
Siç bëhet e ditur, 11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë. Nxënësit e klasës së 6-të kanë përjetuar shqetësime si të vjella dhe marrjen mendsh. Nxënësit kanë qenë në orën e mësimit dhe kanë përdorur një lloj sapuni për të bërë forma.
Vetë nxënësit janë shprehur se pas pak minutash janë ndier keq dhe u kanë nisur problemet shëndetësore.
Të miturit ndodhen në spital dhe po marrin serum. Gjendja e tyre nuk ka shfaqur fatmirësisht komplikacione serioze në asnjë prej fëmijëve.