“Komisioni për Arsim i LDK-së, për situatën e rëndë në Arsim gjithmonë ka njoftuar publikun dhe për këtë e ka mbajtur përgjegjës gjithmonë Alban Hysenin. Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorëheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai”, thuhet në një reagim të Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan,
Ja reagimi i plotë:
Degradimi në Arsim mbanë emrin e Alban Hysenit
Komisioni për Arsim i LDK-së, për situatën e rëndë në Arsim gjithmonë ka njoftuar publikun dhe për këtë e ka mbajtur përgjegjës gjithmonë Alban Hysenin.
Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai.
Dorëheqja e Drejtoreshës së Arsimit nuk është lajm për ne, sepse ajo edhe sa ka qenë në detyrë ka qenë vetëm formalisht.
Për ne do të ishte lajm që së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni, sepse edhe ashtu Gjilani nuk ka Kryetar!
Militantizmi, nepotizmi dhe injoranca e Alban Hysenit ka filluar të vret ndërgjegjen e të gjithë atyre që e votuan.
Konkurset e montuara në Arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, presioni militantesk, shkaktuan dorheqjen e Drejtoreshës së DKA-së sot, për të na bindur se ky pushtet ka kollapsuar.
Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan