Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim znj.Rafete Maliqi, e cila sapo është pensionuar.
Më këtë rast ai falënderojë atë për kontributin e dhënë në arsim, konkretisht për 42 vite punë të saj në këtë fushë.
Haliti, në emër të komunës së Vitisë, pos që i uroi asaj pensionim të rehatshme, ia ndau edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim. /2LONLINE/