Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojte dhe Shpëtim, e Komunës së Kamenicës, pas intervenimeve të bëra në rrugën e fshatit Karaçevë e Epërme, përkatësisht tek vendi i quajtur “Te grosha”, ka hapur këtë rrugë pas 22 vitesh.
Në këtë vend më 11 maj 1999, nga ushtria serbe, u patën privuar nga jeta Ramadan Latifaj dhe Mehmet Sabedinaj, dy civilë të fshatit Hogosht.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime, Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, u shpreh i lumtur që kanë arritur të intervenojnë në këtë rrugë.
“Pas 22 vitesh po e hapim këtë rrugë e cila ka qenë e bllokuar, dhe pikërisht këtu ku u vranë dy civil nga ushtria serbe. Tani familjarët e tyre mund të dalin që t’i kujtojnë ata. Ne jemi duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e qytetarëve tanë”, u shpreh ai. /2LONLINE.com/