DYLON

Policia: Plani operativ për ngritjen e sigurisë në trafik me fokus motoçikletat

Policia: Plani operativ për ngritjen e sigurisë në trafik me fokus motoçikletat
Avatar photo Redaksia

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik ka ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik.

Me gjithë faktin se policia në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

EkoHigjiena

Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, njësia rajonale e trafikut rrugor ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm deri në orën 15:00 janë shqiptuar 129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, me theks të veçantë;

-Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni 9 Skuter,

-Masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,

-Masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse

-Masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.