Sipas Udhëzimeve nga komandantit të FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjeneral major Stephen E. Osborn Garda IOWA, dhe në kuadër të Partneritetit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s për një javë është realizuar punëtoria e përbashkët për dizajnimin e planit të trajnimit dhe aktiviteteve të përbashkëta për 3 vitet e ardhshme, sipas linjave të përpjekjeve, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Punëtoria e organizuar është realizuar nga stafet të dy forcave nën udhëheqjen nga Departamenti i Operacioneve dhe Trajnimeve të ( G3/7 SHPFSK dhe J3 IOWA), duke vendosur kështu një agjendë për realizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta, trajnuese, edukuese në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e partneritetet që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s.
Në përmbyllje të punëtorisë është realizuar edhe brifingu përmbyllës për Shefin e Stafit të SHP, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, me këtë raste gjeneral Qeriqi shprehu falënderimet për punën e palodhshme që po bëjnë SHBA në funksion të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit për ketë aktivitet, punën dhe angazhimin e tyre me përkushtim të lartë gjatë gjithë javës, si dhe theksoi rendësin e madhe të këtij planifikimi tre vjeçare për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve te FSK- së në përmbushje të misionit. /2LONLINE/