Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës mori vendimin për ndërtimin e një stadiumi me standarde Evropiane, e pas kësaj nga Kryeministri Thaçi u prezantua edhe me një fotografi se si do të duket ky stadium.
Por Partia e fortë po prezanton një stadium që duket shumë më mirë dhe më ndërkombëtarë se ai i kryeministrit.
“Ne premtojmë stadium me standarde edhe më ndërkombëtare”, shkruan në një postim të Partisë së Fortë.
Në rrjetin social facebook, Partia e Fortë publikon po ashtu një foto ku shihet një stadium mjaft i veçantë.
“Kështu diçka do të jetë projekti i stadiumit kombëtarë, veç ndoshta pa ulëse, pa ndriçim, pa parking dhe me fushë pak më ndryshe”, shkruan në foton e publikuar nga Partia e Fortë.