Autoritetet policore kanë bërë të ditur për një rast të “dhunës familjare”, që sipas raportit policor është regjistruar në Partesh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull K-Serb, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.