Skuadra italiane Parma ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Kastriot Dermaku si transfer i lirë nga Cosenza. 27 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare deri në qershor të vitit 2023.
Ky do të jetë sezoni debutues për Dermakun në Serie A, pasi që më parë ka luajtur në Serie B dhe Serie C me disa skuadra të ndryshme.
Qendërmbrojtësi shqiptar përfaqëson Shqipërinë, derisa më herët kishte veshur edhe fanellën e Kosovës por nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare.