Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit po vazhdon të ndëshkojë të gjithë ata që po veprojnë kundër dispozitave ligjore, konkretisht veprimeve të kundërligjshme e të dëmshme për mjedisin në Kamenicë.
Parkimi i automjeteve në vende jo adekuate është shkelje e ligjit, e cila vështirëson qarkullimin e këmbësorëve dhe shkakton dëmtim të pronës publike.
Së fundmi, automjeteve të parkuara në hapësira publike, konkretisht gjelbëruese iu është shqiptuar gjobë.
“Gjobat në të tilla raste duhet të shërbejnë si vetëdijesim për të gjithë individët që po vazhdojnë t’i dëmtojnë hapësirat gjelbëruese të qytetit tone.
Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët që rastet e tilla t’ i raportojnë dhe të bashkëpunojmë të gjithë për një ambient më të mirë dhe sa më të pastër”, thuhet ne njoftimin e Komunes se Kamenices.