Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në përfundimin e parkut, afër xhamisë së qytetit në Viti.
Me këtë rast ai theksoi se institucionet komunale po punojnë gjithmbarshëm, në hapësirat gjelbëruese, në fushat sportive, në infrastrukturë, në krijimin e shesheve më të mëdha, hapësirave për biznes që është duke u punuar të posta qytetit.
Haliti theksoi se ky park është vetëm njëri prej parqeve të vogla por që është një park i kompletuar me trupa ndriçues, me gjelbërim, me drunj, ulëse, shporta e me gjitha kushtet e nevojshme të një parku për shfrytëzim, nga qytetarët e kësaj pjese të qytetit.
Kryetari Haliti poashtu tha se, ambiente të tilla janë duke u rregulluar edhe nëpër hapësira të tjera, si te shkollat e mesme, te shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë”, dhe do të vazhdohet me punime të shumta dhe hap pas hapi do ta ndërtojmë Vitinë e Re.
Ai theksoi se deri më tani janë mbjellur 5 mijë drunjë deri më tani përskaj magjistrales nga Remniku i Ri e deri në Budrikë e Ramjan. /2LONLINE/