DYLON

Rashiti; Gjilani i prinë gjashtë komunave serbe për mostransparencë në qeverisjen lokale

Rashiti; Gjilani i prinë gjashtë komunave serbe për mostransparencë në qeverisjen lokale
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, ka thënë se vlerësimi për transparencën e komunave të Kosovës, e ka renditur shumë keq komunën e Gjilanit, e cila është e fundit në nivel vendi ku pas komunës tonë renditen vetëm komunat serbe që i raportojnë Beogradit dhe jo publikut dhe qytetarëve të Kosovës.

Rashiti tha se në vitin 2022 Gjilani ishte vlerësuar me 78 pikë, ndërsa në raportin e vitit 2023 me vetëm 39 pikë. Sipas tij, kjo gjë është e turpshme për qeverisjen komunale të drejtuar nga Alban Hyseni dhe Vetëvendosje, të cilët Gjilanin e kanë sjellë në këtë gjendje të krahasueshme me komunat që udhëhiqen nga kryetarë serbë.

EkoHigjiena

“Fakti që edhe transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal e ka pamundësuar ky i ashtuquajturi kryetar komune në Gjilan, tregon për mjerimin institucional, politik dhe ekonomik. Asnjëherë tjetër komuna e Gjilanit nuk e ka përjetuar këtë tmerr institucional. Dështimet e qeverisjes në Gjilan nuk mund të mbulohen me shkarkim të ndonjërit prej drejtorëve komunal. Kryefajtori dhe kryedështuesi i qeverisjes së VV-së në Gjilan është ky kryetar komune të cilit i ka humbur busulla”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, qytetarët tashmë janë bindur se nuk kanë kryetar komune që i shërben atyre dhe që angazhohet për të përmirësuar dhe zhvilluar Gjilanin.

“Ky kryetar është zhytur në punë të ndyta, andaj nuk merret me zgjidhjen e problemeve të shumta që ka krijuar kjo qeverisje e VV-së, por po e rritë edhe më tej hendekun institucional karshi qytetarëve tanë”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.