DYLON

Delegacioni i WSG University nga Polonia me takime të rëndësishme ka përmbyllur vizitën dyditore në UKZ

Delegacioni i WSG University nga Polonia me takime të rëndësishme ka përmbyllur vizitën dyditore në UKZ
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të një nisme për zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, delegacioni i WSG University të Polonisë ka përmbyllur me sukses ditën e dytë të vizitës së tyre në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Delegacioni përbëhej nga Doc. Dr. Ewelina Gdaniec, Zëvendës Rektore për Arsimin, dhe Bartosz Szczepaniak, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Delegacioni i WSG University, ka zhvilluara takime me drejtuesit e njësive akademike, ku janë diskutuar në detaje mundësitë e bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve, duke përfshirë, hartimin dhe realizimin e programeve të përbashkëta studimore, përfshirjen në projekte shkencore dhe kërkimore, nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik përmes programeve ndërkombëtare, ku përfaqësuesit e të dy Universiteteve vlerësuan rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së arsimit dhe shkencës.

EkoHigjiena

Në ndërkohë nën udhëheqjen e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, delegacioni vizitoi ambientet universitare, përfshirë zyrat e administratës, sallat e mësimit dhe infrastrukturën mbështetëse. Kjo vizitë ofroi një pasqyrë të qartë mbi kapacitetet dhe funksionimin e UKZ-së.

Kjo vizitë dyditore shënon një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjeve ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe WSG University të Polonisë, për përfshirjen në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave të mira dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Ky bashkëpunim pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në promovimin akademik dhe ndërkombëtarizim, duke i hapur rrugë një partneriteti të suksesshëm dhe afatgjatë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e rrjetit të partneriteteve ndërkombëtare, duke ofruar studentëve dhe stafit mundësi të reja për zhvillim personal dhe profesional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.