Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.
Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thuhet në njoftimin e Institutit. /2LONLINE/