Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmen e dytë të javës së ardhshme.
Sot moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja. /2LONLINE/