Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot e nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s. /2LONLINE/