Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Ndërkaq të dielën, do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /2LONLINE/