Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin parashihen ulje të lehta të temperaturave maksimale. Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës të cilat pritet të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /2LONLINE/