DYLON

Pensionohet Abdylaziz Selmani, dha kontribut të çmueshëm në fushën ekonomike e sidomos në lëmin e financave

Pensionohet Abdylaziz Selmani, dha kontribut të çmueshëm në fushën ekonomike e sidomos në lëmin e financave
Avatar photo Redaksia

Sot me një solemnitet rasti të mbajtur në hapësirat e KRU “Hidromorava” në Gjilan, u pensionua kuadri gjilanas në fushën e financave, Mr.Ecc. Abdylaziz Selmani. Ky kuadër i respektuar gjilanas, kudo që punoi : në ish NSHT 16 Nëntori (më vonë NSHT “28 Nëntori”) në KS “In-sig” dhe së fundmi në KRU “Hidromorava” Gjilan, dha kontribut të çmueshëm në fushën ekonomike e sidomos në lëmin e financave.

Granit Sylejmani, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Hidromorava, në fjalën e tij të rastit, tha: “Kolegu ynë, Abdylaziz Selmani që po pensionohet sot punoi me profesionalizëm duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të këtushme, sidomos në departamentin e financave, respektivisht kontabilitet”.

EkoHigjiena

Me këtë rast e falënderoi për punën e bërë ndër vite duke e uruar për pensionim dhe shëndet, e pastaj i dhuroi një dhuratë simbolike.

I pensionuari, Abdylaziz Selmani, ka falënderuar për organizimin e kësaj ceremonie gjithë punëtorët e kompanisë Hidromorava si dhe për mirëkuptimin dhe respektin e shprehur ndaj tij gjatë këtyre viteve të punës.”Kemi punuar së bashku për këto vite pa probleme, andaj edhe ju uroj shëndet të mirë dhe suksese në punën e mëtutjeshme. Uroj që edhe ju të pritni e gëzoni pensionet dinjitetshëm, kurse për kompaninë shpreh urimin që të jetë e suksesshme për të realizuar më të mirën e mundshme për gjithë qytetarët”.

Edhe Mumin Morina nga Hidromorava  tha: “Kur erdhi Abdylaziz Selmani në këtë kompani para dy dekadave në cilësinë e drejtuesit financiar, ishte një situatë ndryshe. Kishte problem të mëdha në aspektin e furnizimit me ujë dhe me operim, financa, rroga dhe gjithçka tjetër. Por me kontributin e tij të vazhdueshëm dhe cilësor që ka bërë ndër vite, kompania është në situatën që e kemi sot”.

Ai tha se kompania Hidromorava vazhdimisht ishte renditur një ndër kompanitë më të mira në Kosovë, ashtu që falë kontributit të Abdylazizit ka arritur që ta mbaj rangun e lartë, që e ka edhe sot.

Morina e ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tij duke i uruar jetë të shëndetshme në pensionim.

Ndërkaq, Merita Xhelili, menaxhere financiare në kompaninë Hidromorava, tha: “Abdylaziz Selmani, ishte pjesë e Departamentit të cilin unë e përfaqësoj për 8 vjet me radhë. E falënderoj shumë për kontributin e dhënë dhe I uroj shëndet”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.