DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të ngacmimit seksual, dhunës në familje, arrestime, falsifikim të parasë

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të ngacmimit seksual, dhunës në familje, arrestime, falsifikim të parasë
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë raportuar raste të ngacmimit seksual, dhunës në familje, arrestime, falsifikim të parasë, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

NGACMIM SEKSUAL

Novobërdë 10.10.2022 – 13:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkë viktimën femër kosovare kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij. Nga prindërit e të dyshuarit është raportuar rasti në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa viktima u është dorëzuar familjes së saj.

DHUNË NË FAMILJE

•            Viti 10.10.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

•            Gjilan 10.10.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij   kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

FALSIFIKIM I PARASË

Gjilan (NN) 10.10.2022 – 14:00. Është raportuar se janë deponuar kartëmonedha të e cila dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe po zhvillohen hetime.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Gjilan 10.10.2022 – 20:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.