Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot i ndryshueshëm parashihet në pesë ditët e ardhshme.
Të hënën –Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetiut mesatar.
Të martën –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.
E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, vranësira dhe intervale me diell. Vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor.
E enjte- Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.
E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve , ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.
Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /2LONLINE/