DYLON

Një çerek shekulli nga gjenocidi në Prekaz

Një çerek shekulli nga gjenocidi në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Qendra GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

Katër ditë pas krimit të gjenocidit që forcat e armatosura të Serbisë kryen më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt duke vrarë 24 civilë shqiptarë, projekti serb për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës vazhdoi në Prekaz.

EkoHigjiena

Qëllimin gjenocidar të sulmit mbi Prekaz e nxjerr në shesh edhe Ratomir Taniq, përfaqësues i ekipit serb të asaj kohe që zhvillonte negociata me Kosovën. Bëhet fjalë për një politikan serb që deklaron haptas se “kishte qëndrim tejet negativ ndaj shqiptarëve, sepse ata paraqesin problem të caktuar për interesat kombëtare të Serbisë”  dhe për të cilin “UÇK-ja është organizatë terroriste”.

Në intervistën dhënë Radio Evropës së lirë më 7 mars 2001, të titulluar “Po! Ekzistonte plani për spastrimin etnik të Kosovës”, ai thotë:

“Forcat tona të sigurisë nuk bënë aspak luftë kundër terroristëve. Ata luftën e bënë kundër popullatës civile. Kështu filloi konflikti etnik në mars të vitit 1998. Në vend të arrestimit të vëllezërve Jashari dhe të tjerëve, forcat tona sulmuan shtëpitë ku jetonin ata dhe masakruan gratë, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në vend që të kufizoheshin aksionet në caqet e caktuara, u sulmuan edhe fqinjët e tyre… Sigurisht që kjo provokoi revoltën e popullit shqiptar, siç do të provokonte revoltën e cilitdo popull në botë.

Sllobodan Millosheviqi e dinte se kjo do të provokonte kryengritjen e popullit shqiptar dhe e bëri vetëm e vetëm që të kishte mundësi të arsyetohej se kishim të bënim me një revoltë! Millosheviqi dhe Shainoviqi  vepronin në atë mënyrë që ‘lufta kundër terrorizmit’ të kthehej në luftë kundër fshatrave dhe civilëve shqiptarë. Dhe kështu të dëboheshin këta njerëz nga Kosova, t’u merreshin dokumentet dhe t’i fshinin nga evidenca. Më vonë, në rast se imponohej t’i kthenim të dëbuarit do të pohonim se janë shqiptarë nga Shqipëria.”

Mirëpo rezistenca e jashtëzakonshme treditore që i bëri FAMILJA JASHARI nga Prekazi i Poshtëm makinerisë luftarake të Serbisë i dha karakter legjendar historisë sonë moderne dhe, në të njëjtën kohë, nxori përpara opinionit publik ndërkombëtar përmasat e planit përbindësh që kishte hartuar shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë arsye Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, z. Bernard Kushner deklaroi në Odën e Familjes Jashari: Pas asaj që ndodhin në Prekaz bota reagoi dhe nëse do të ekzistonte Çmimi Nobel për liri, ajo do t’i takonte Familjes Jashari!

Sot përkujtojmë me krenari 25 VJETORIN E EPOPESË SË UÇK-SË dhe me dhembje të madhe për të gjithë të rënët në këtë  ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI NË PREKAZ!

Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt më 5 – 7 mars 1998

Nr.Emri dhe MbiemriDatëlinjdjaData e vrasjesMosha
1.Blerim Z. Jashari12.12.199205.03.19985
2.Blerina H. Jashari21.11.199107.03.19986
3.Fatime H. Jashari27.04.198907.03.19988
4.Bujar Z. Jashari10.10.198705.03.199810
5.Blerim H. Jashari08.10.198507.03.199812
6.Kushtrim A. Jashari26.03.198507.03.199812
7.Igball R. Jashari25.02.198507.03.199813
8.Lirije H. Jashari13.10.198307.03.199814
9.Valdete R. Jashari27.07.198307.03.199814
10.Avdullah Z. Jashari27.05.198205.03.199815
11.Besim H. Jashari01.12.198107.03.199816
12.Igballe R. Jashari02.09.198107.03.199816
13.Afete H. Jashari16.08.198007.03.199817
14.Ajvaz K. Jashari02.07.198005.03.199817
15.Fitim A. Jashari09.05.198007.03.199817
16.Hanife Z. Jashari01.01.198105.03.199817
17.Smajl Xh. Bazaj30.03.198005.03.199817
18.Hidajete R. Jashari16.10.197907.03.199818
19.Murtez Z. Jashari05.03.197905.03.199819
20.Fatime Xh. Bazaj28.02.197806.03.199820
21.Selvete H. Jashari03.04.197707.03.199820
22.Sabrije Z. Jashari01.01.197605.03.199822
23.Ukshin Q. Jashari19.02.197606.03.199822
24.Ramiz S. Jashari13.08.197406.03.199823
25.Shahin Q. Jashari19.08.197306.03.199824
26.Fatime S. Jashari01.01.197006.03.199828
27.Hajzer Z. Jashari15.04.196905.03.199828
28.Nazmi Z. Jashari14.11.196705.03.199830
29.Faik T. Jashari15.07.196407.03.199833
30.Elfije S. Jashari01.01.196306.03.199835
31.Halil B. Jashari15.06.196005.03.199837
32.Hamdi S. Jashari01.08.196006.03.199837
33.Adile B. Jashari10.03.195905.03.199838
34.Hajrije Z. Jashari04.04.195706.03.199840
35.Adem Sh. Jashari28.11.195507.03.199842
36.Beqir B. Jashari30.03.195505.03.199842
37.Feride R. Jashari16.03.195407.03.199843
38.Bahtije M. Jashari08.10.195305.03.199844
39.Kajtaz M. Jashari14.10.195305.03.199844
40.Sherif B. Jashari10.11.195107.03.199846
41.Smajl A. Jashari29.09.195105.03.199846
42.Hamëz Sh. Jashari19.02.195007.03.199848
43.Qazim O. Jashari20.04.194805.03.199849
44.Zarife B. Jashari07.09.194807.03.199849
45.Osman Sh. Geci06.06.194307.03.199854
46.Salë Sh. Jashari10.04.194305.03.199854
47.Mihrije F. Jashari05.12.194205.03.199855
48.Qerim H. Jashari09.10.194206.03.199855
49.Elheme U. Jashari18.08.193805.03.199859
50.Afije A. Jashari06.10.193706.03.199860
51.Ali R. Jashari13.07.193707.03.199860
52.Halit I. Jashari15.09.193405.03.199863
53.Hamit H. Jashari10.10.193406.03.199863
54.Isak F. Halili20.01.193407.03.199864
55.Sinan R. Jashari10.12.193307.03.199864
56.Sadik H. Jashari10.12.193206.03.199865
57.Shaban M. Jashari02.04.192407.03.199873
58.Zahide Sh. Jashari25.01.192407.03.199874
59.Hamide A. Jashari04.02.191305.03.199885

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI NË PREKAZ