DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje dhe të lëndimit të lehtë trupor

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje dhe të lëndimit të lehtë trupor
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje dhe të lëndimit të lehtë trupor,  transmeton 2LONLINE.com. Këto raste janë regjistruar në Novobërdë dhe Viti.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Novobërdë  03.04.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 05.03.2023-21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt. /2LONLINE/