Ja parashikimi i motit për pesë ditë (4-8 dhjetor 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
E hëne – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
E marte – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.
E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i ngjashëm me të ditës së mërkurë. Në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parasihet shi i përzier me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të ulën në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s. /2LONLINE/