DYLON

Gagica: Për një ambient të barabartë për të gjithë

Gagica: Për një ambient të barabartë për të gjithë
Avatar photo Redaksia

“Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një rast i mirë për të reflektuar si shtet e si shoqëri për të krijuar një ambient të barabartë për të gjithë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Gagica ka thënë se personat e kësaj kategorie përballen përditshëm me shumë sfida për shkak se ne nuk arrijmë t’i kuptojmë sa duhet e t’ia krijojmë kushtet për një jetë të qetë e pa telashe.

EkoHigjiena

“Duhet ta ndajmë kujdesin e dashurinë, mbështetjen e respektin për secilin e pavarësisht me çka jemi të sprovuar në jetë. Si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për të mos paragjykuar askënd në asnjë moment e për asgjë. Jemi bashkë në të mirë e me sfida”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.